Përshkrimi : "Pallati 176 është një komedi teatrale e vitit 1985. Në rrethana kulturore të mbizotëruara nga realizmi socialist, po dukeshin – edhe pse të zbehta – dritat e para të ndryshimit të ardhshëm. Kjo pjesë teatrale arrin të japë me zhdërvjelltësi dhe humor probleme, zakone dhe manitë të familjeve shqiptare në mëdyshje mes ngurtësisë së sistemit komunist dhe kërkimit të një normaliteti – qoftë edhe vetëm në dukje – në jetët e tyre të përditshme. Shumë shpejt Pallati 176 fiton famë mbarëkombëtare si asnjë tjetër pjesë teatrale. Publiku i të gjitha moshave e ka bërë aq për vete komedinë sa batutat e saj u bënë pjesë e gjuhës së përditshme, madje përdoren edhe sot nga të rinj që as nuk kishin lindur kur Pallati 176 u shfaq për të parën herë."
0 comments:
Post a Comment