Përshkrimi : "Në qendër të filmit është Mimoza një vajzë e vogël kryeneçe dhe e perkëdhelur që jeton në mes të një kujdesi të tepruar. Mimoza ka gjyshen e vet në dispozicion dhe i dëbon vazhdimisht nga shtëpia shoqet dhe shokët e saj u prish atyre të gjithë lodrat deri sa mbetet e vetme dhe e penduar vetëm me kukullën. E izoluar nga vetmia dhe nga zilia që shikonte shoqet e tjera të gjitha bashkë ajo mundohej të shkatërronte dhe këtë shoqëri të shoqeve, por një ditë një murator që punonte pranë pallatit të vajzave e kuptoi sjelljen e vajzës dhe me të folurën e tijë të ëmbël arriti ta bind e ta këshillojë vajzën të ishte tolerante dhe e thjeshtë. Vajza e kuptoi gabimin dhe u bashkua me shoqet e saj dhe ndryshoj shumë."
0 comments:
Post a Comment